Data: 10.02.2023
Pozita: Konsulent i ri ne Komunën Hani Elezit
Periudha e angazhimit: 6 muaj
Numri i pozitave: 1
Detyrat kryesore për konsulentët e rinj:
- Promovimin e zhvillimit ekonomik lokal;
- Asistencë në ofrimin e informatave relevante gjatë përgatitjes së Studimeve të Fizibilitetit për projekte zhvillimore;
- Mbështetje teknike gjatë përgatitjes së dokumenteve strategjike komunale;
- Mbështetje në përgatitjen e projekt propozimeve për aplikim në burime të ndryshme të financimit (donatorë vendor dhe ndërkombëtar);
- Mbështetje për tërheqjen e investimeve nga investitorë vendor dhe ndrërkombëtar;
- Asistencë në organizimin dhe/ose bashkë-organizimin e aktiviteteve promovuese për bizneset lokale etj
- Promovimi i turizmit në Komunën Hani Elezit;
- Të asistoj në organizimin e panaireve, takimeve Biznes me Biznes (B2B) brenda dhe jashtë vendit;
- Përgatitja e materialeve, analizave dhe raporteve në lëmin e zhvillimit ekonomik lokal
Kriteret e domosdoshme:
- Diplomë universitare në fushat relevante
- Pervojë pune relevante (në sektorin publik ose privat) dhe projekte te financuara nga BE,
- Shkathtësi kompjuterike në programet: Word, Exel, Power Point etj,
- Njohuri të gjuhës angleze e preferueshme
Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë përmes e-mailit në adresën: info@ardaeast.eu duke bashkangjitur CV, Diplomën universitare, Dëshmi mbi përvojën e punës, Referenca nga punëdhënësit paraprak, vërtetimin nga gjykata komunale se nuk është nën hetime (të gjitha në formatin PDF)
Afati i aplikimit: 17.02.2023 në ora 16:00
APLIKACIONET E PAKOMPLETUARA SI DHE TË DËRGUARA PAS AFATIT NUK DO TË MERREN NË SHQYRTIM.
VETËM KANDIDATËT QË PLOTËSOJNË KRITERET E LARTËSHËNUARA DO TË KONTAKTOHEN PËR INTERVISTIM.