KONKURS PËR PUNËSIM NË KOHË TË CAKTUAR

Data: 10.02.2023

Pozita: Konsulent te rinj ne Komunën e Vitisë

Periudha e angazhimit:  10 muaj

Numri i pozitave: 5

Detyrat kryesore për konsulentët e rinj:

  • Promovimin e zhvillimit ekonomik lokal;
  • Asistencë në ofrimin e informatave relevante gjatë përgatitjes së Studimeve të Fizibilitetit për projekte zhvillimore;
  • Mbështetje teknike gjatë përgatitjes së dokumenteve strategjike komunale;
  • Mbështetje në përgatitjen e projekt propozimeve për aplikim në burime të ndryshme të financimit (donatorë vendor dhe ndërkombëtar);
  • Mbështetje për tërheqjen e investimeve nga investitorë vendor dhe ndrërkombëtar;
  • Asistencë në organizimin dhe/ose bashkë-organizimin e aktiviteteve promovuese për bizneset lokale etj
  • Promovimi i turizmit në Komunën e Vitise;
  • Të asistoj në organizimin e panaireve, takimeve Biznes me Biznes (B2B) brenda dhe jashtë vendit;
  • Përgatitja e materialeve, analizave dhe raporteve në lëmin e zhvillimit ekonomik lokal

Kriteret e domosdoshme:

  • Diplomë universitare në fushat relevante                                                                                              
  • Pervojë pune relevante (në sektorin publik ose privat)
  • Shkathtësi kompjuterike në programet: Word, Exel, Power Point etj,                                                                                       
  • Njohuri të gjuhës angleze e preferueshme

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë përmes e-mailit në adresën: info@ardaeast.eu duke bashkangjitur CV, Diplomën universitare, Dëshmi mbi përvojën e punës, Referenca nga punëdhënësit paraprak, vërtetimin nga gjykata komunale se nuk është nën hetime (të gjitha në formatin PDF)

Afati i aplikimit: 17.02.2023 në ora 16:00

APLIKACIONET E PAKOMPLETUARA SI DHE TË DËRGUARA PAS AFATIT NUK DO TË MERREN NË SHQYRTIM.

VETËM KANDIDATËT QË PLOTËSOJNË KRITERET E LARTËSHËNUARA DO TË KONTAKTOHEN PËR INTERVISTIM.